Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri dhe neonatologu i njohur Edi Tushe

Më datë:

 Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër dhe neonatolog, Dr. Edi Tushe, një prej figurave më të respektuara të mjekësisë shqiptare. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga klinika ku ai ushtronte profesionin, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale.

“Sot tavolina e tij mbeti bosh. Stetoskopi heshti. Dera nuk do të hapet më për të pritur fëmijët që e donin aq shumë. Dhe zemrat tona mbetën me një plagë që nuk do të mbyllet kurrë plotësisht. Sa shumë njerëz ke ndihmuar. Sa shumë fëmijë ke shëruar. Sa shumë prindër ke qetësuar. Sa shumë dashuri ke lënë pas”, shkruajnë kolegët e tij në mesazhin e lamtumirës.

Për dekada me radhë, Dr. Edi Tushe i qëndroi pranë brezave të tërë të fëmijëve dhe prindërve shqiptarë, duke u bërë një emër i dashur dhe i besuar në kujdesin ndaj të porsalindurve dhe fëmijëve. Profesionalizmi, përkushtimi dhe humanizmi i tij i rrallë i siguruan respektin e kolegëve dhe mirënjohjen e mijëra familjeve.

Përveç punës së tij si pediatër dhe neonatolog, Dr. Tushe luajti një rol të rëndësishëm në themelimin dhe zhvillimin e shërbimit të neonatologjisë në Shqipëri. Ai dha gjithashtu një kontribut të vyer në formimin e brezave të rinj të mjekëve, duke përcjellë ndër vite përvojën, dijet dhe pasionin e tij për profesionin.

Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh në komunitetin mjekësor shqiptar, ndërsa kujtimi dhe vepra e Dr. Edi Tushes do të mbeten të paharruara te kolegët, pacientët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të përfitojnë nga përkushtimi i tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia arreston një 69-vjeçar në Elbasan, i dyshuar për një sulm të rëndë ndaj bashkëshortes.

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar në...

Irani nis bisedimet për Ngushticën e Hormuzit

Irani ka nisur bisedimet zyrtare me Omanin për menaxhimin...

Berisha: projekti “Smart City” është keqmenaxhuar; Rama, sipas tij, reagon i alarmuar ndaj protestave masive.

https://www.youtube.com/live/Mlj3nBiqWoE?si=p6vSMwmTBjmjoC5Z&t=210 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje...