17.5 C
Tirana

Miratohet marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, PS tërhiqet nga ‘Amnistia Penale’

Më datë:

Me 77 vota pro, është miratuar sot në Kuvend marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët.

Në kohë rekord, u dhanë 74 kartonë jeshilë edhe për projektligjin e zonave të mbrojtura.

Nga rendi i ditës, ashtu siç u raportua më herët, u hoq projektligji për Amnistinë Penale.

Kjo sepse socialistët nuk kanë arritur dakordësi me opozitën për të siguruar votat e nevojshme.

Që ky ligj të kalojë nevojiten 84 vota

Me 74 vota pro hiqet nga rendi i ditës projektligji për Amnistinë Penale”, tha Nikolla në nisje të seancës plenare.

Ashtu si herët e shkuara edhe seanca e kësaj të Enjteje u shoqërua me zhurmë dhe debate mes palëve politike. Deputetët e PD vijuan me aksionin e tyre duke bllokuar foltoren. Seanca zgjati vetëm 8 minuta.

Ajo që ra në sy ishin 3 votat pro të deputetëve të PDIU-së, për të dy projektligjet që u miratuan.

Kujtojmë se ligji për Amnistinë Penale po diskutohet prej muajsh dhe siç ndodh shpesh edhe me propozime të tjera të PS-së, ka pasur kundërshti nga pala opozitare.

Këtë ligj, që parimisht shihet si akt humanizmi i deputetëve të Kuvendit, kreu i grupit të PD Gazment Bardhi e cilësoi dje jo transparent dhe pa draft të përbashkët. Ai theksoi se asnjë deputet i PD nuk do e votojë këtë projektligj.

Votat e deputetëve të Lulzim Bashës ishin e vetmja shpresë për mazhoritarët, por nuk u arrit asnjë konsensus.

Basha deklaroi dje se ky vendim u mor për shkak të pranimit të pjesshëm të amendamentit të Enkeled Alibeajt për Amnistinë Penale te “Ligjet”.

Ndërkohë pavarësisht se sot u miratua, debate ka pasur edhe për marrëveshjen e emigrantëve që pritet të vijnë në Lezhë.

Pavarësisht se opozita e dërgoi çështjen në Gjykatë Kushtetuse, kjo e fundit i dha “Ok” marrëveshjes me shtetin fqinj

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...