12.5 C
Tirana

Ministri Çavuşoğlu takon presidentin Meta dhe kryeministrin Rama

Më datë:

Tiranë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri është takuar me presidentin e vendit, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama,(AA).

Presidenca e Shqipërisë në një njoftim thekson se gjatë takimit presidenti Meta e falënderoi ministrin Çavuşoğlu për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe i shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe ortekut në Turqi.

Meta i ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve si të shkëlqyera dhe tradicionale , si dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së investimeve turke në veçanti në Shqipëri.

“Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregtare. Investimet turke janë të mirëpritura”, u shpreh Presidenti Meta.

Sipas njoftimit, Meta nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, si dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të Turqisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Ministri i Jashtëm turk gjatë vizitës në Shqipëri u takua edhe me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ndërsa mes dy vendeve u nënshkruan edhe disa marrëveshje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...