13.5 C
Tirana

Milioneri amerikan Robert Durst dënohet me burgim të përjetshëm

Më datë:

Biznesmeni amerikan, Robert Durst, i cili u arrestua në SHBA nën dyshimin për vrasje, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e shoqes së tij më të ngushtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Durst u dënua për vrasjen e shkrimtares Susan Berman në vitin 2000 për ta parandaluar atë që të fliste në polici për zhdukjen e gruas së tij, njoftoi BBC.

Prokurorët e përshkruan Durst-in, 78-vjeç, i cili u paraqit në gjykatën e Los Angelesit për dënimin e tij, si një “psikopat narcizist”. Durst mohoi vrasjen e shoqes së tij.

Juria vendosi që krimi përfshinte rrethana të veçanta, përfshirë vrasjen me kurth dhe vrasjen e një dëshmitari.

Avokatët e Durst i thanë gjyqtarit se ai planifikon të apelojë dënimin e tij.

Denny Marcus, kushëriri i Berman, i cili ishte në sallën e gjyqit tha se: “Një person absolutisht i jashtëzakonshëm, i paharrueshëm, m’u vodh njeriu më briliant, jeta e të cilit iu mor brutalisht”.

Djali i të dashurit të Susan Berman, Sareb Kaufman ka deklaruar se e sheh Berman si nënën e saj.

Kaufman deklaroi se: “Për 21 vjet nuk ka kaluar asnjë ditë pa përjetuar shkatërrimin, pikëllimin dhe dhimbjen e plotë që më ka shkaktuar ky njeri. Kam humbur gjithçka shumë herë për shkak të tij. Kam humbur dhe sakrifikuar aq shumë sa askush nuk mund ta dijë”.

Vëllai i Durst Douglas Durst, një nga trashëgimtarët më të pasur dhe më të fuqishëm të New Yorkut, dëshmoi në gjykatë ku tha se “Ai donte të më vriste edhe mua”.

– Durst ishte subjekt i një dokumentari kriminal

Shkrimtarja Susan Berman u gjet e vdekur në vitin 2000 me një gjuajtje të vetme në kokë.

Policia beson se trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme, Robert Durst, subjekt i serisë dokumentare të krimit The Jinx, vrau edhe dy persona të tjerë.

Durst u arrestua nga FBI në hotelin ku qëndroi në New Orleans në vitin 2015 ndërsa milioneri amerikan u akuzua për vrasje.

Gjatë xhirimeve të një dokumentari për të, Durst tha: “Çfarë kam bërë. Sigurisht që i vrava të gjithë”, pa e kuptuar që mikrofoni ishte në regjistrim. Më pas, ai u arrestua.

Prokurorët e New Yorkut planifikojnë të ngrenë akuza të reja kundër Durst në rastin e gruas së tij, Kathleen McCormack, e cila u zhduk në mënyrë misterioze në vitin 1982.

Durst u lirua në vitin 2001 në gjyqin e tij që përfshinte vdekjen e fqinjit të tij Morris Black, i cili zbuloi identitetin e tij teksa fshihej në Teksas dhe pretendonte të ishte një grua memece, duke argumentuar se ai kishte vrarë fqinjin e tij në vetëmbrojtje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...