5.5 C
Tirana

Milicitë iraniane fshihen mes civilëve në Siri

Më datë:

.

Milicitë terroriste të mbështetur nga Irani në Siri po fshihen mes civilëve për të shmangur sulmet e mundshme të SHBA-së, mes tensioneve në rritje midis Teheranit dhe Washingtonit pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani.

Soleimani, komandanti i forcave elitare të Gardës Revolucionare të Iranit, Kuds, u vra në një sulm ajror me dron amerikanë pranë aeroportit të Bagdadit të premten.

Burimet i thanë AA-së se milicitë e mbështetura nga Irani në Siri kanë bërë lëvizje të mëdha pas vrasjes së Soleimanit.

“Militantët iranianë në (qytetin lindor) Deir ez-Zor kanë fshehur bazat e tyre dhe pikat e kontrollit ushtarak në qytetet Al-Bukamal dhe Al-Mayadin”, tha një nga burimet.

“Militantët që zbrazën bazat e tyre tani fshihen brenda shtëpive në lagje të banuara”, shtoi burimi.

Ndërkohë, forcat amerikane në Deir ez-Zor raportohet se kanë forcuar masat e sigurisë dhe kanë ngritur pika kontrolli të reja pas vrasjes së Soleimanit.

Vdekja e Soleimanit çoi në një përshkallëzim dramatik në tensionet midis SHBA-së dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të acaruara që kur Trump vendosi në vitin 2018 që të tërheqë njëanshëm Washingtonin nga pakti i marrëveshjes mbi programin bërthamor me Iranin.

Të premten, organi i lartë i sigurisë i Iranit u zotua për “hakmarrje të ashpër” në “kohën e duhur dhe vendin e duhur” për vrasjen e Soleimani.

Pentagoni akuzoi Soleimanin për komplotin e një sulmi në kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Bagdad, dhe se po planifikonte të kryente sulme tjera mbi diplomatët dhe anëtarët e stafit amerikan në Irak dhe rajon.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Rrezikon deri në 35 vite” – SPAK për Belinda Ballukun

Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Kjo...

Berisha denoncon Ramën: “AKSHI tejkalon çdo krim”, tregon skenarin e protestave

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar se cili...

SPAK: Dëshmitarët e Ballukut janë kërcënuar gjatë seancave të mbyllura

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00...

I akuzuar për korrupsion dhe trafik droge, arrestohet 64-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

BERAT- Adriano Patozi 64-vjeçari është arrestuar nga policia pasi rezulton...