9.5 C
Tirana

Tërmeti/ Ahmetaj zbulon vendimet për procesin e rindërtimit: Përfitojnë edhe ato familje që kishin ndërtime pa leje

Më datë:

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, zbuloi disa nga vendimet që janë marrë për procesin e rindërtimit, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Në një konferencë për media, ministri Ahmetaj deklaroi se do të përfitojnë nga procesi i rindërtimit edhe ato qytetarë apo familje që kanë pasur ndërtime pa leje.

“Kemi kaluar një vendim specifik për shpronësimet, në funksion të procesit të rindërtimit. Vendimi tjetër është përcaktimi i kushteve dhe kritereve të përfitimit të sipërfaqeve ndërtimore në objektet e reja për banim nga subjektet që posedojnë ndërtime të klasifikuara si ndërtime pa leje. Është një proces dhe procedurë e domosdoshme ligjore, sepse jep mundësinë që edhe aty ku ka ndërtime pa leje, shteti¸ qeveria, duhet të marrë përsipër që ai qytetar, ajo familje, të përfitojnë nga programi i rindërtimit.

Vendimi i fundit është ngritja e Komisionit Shtetëror të Rindërtimit. Përmes një vendimi detajohet funksioni i tij. Logjika e komisionit është propozimi i politikave”, tha ministri.

Më tej, Ahmetaj deklaroi se në pranverën e vitit që vjen të gjitha familjet e prekura nga tërmeti do të kenë gjetur përgjigje të plotë nga programi i rindërtimit.
“Në pranverën e vitit tjetër, besoj se 100% e familjeve kanë gjetur përgjigje të plotë nga programi i rindërtimit, qoftë për rikonstruksion, qoftë për rindërtim, apo ndërtimin e qytezave. Do të ketë një zhvillim urbano-ekonomik të menduar mirë, që t’i shërbejë zhvillimit ekonomik të vendit, por dhe logjikës urbanistike të së ardhmes”, shtoi Ahmetaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina merr para turmën në Mynih

28 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë...

Gjykatësi ‘i hap rrugën’ planit të Trump për reduktimin e punonjësve federalë

Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve...

Flamur Nokën nuk e mbajnë nervat, “turret” drejt Ballës! Ndërpritet seanca

Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte janë shënuar tensione...

Rama: Morëm letër nga BE për çeljen e negociatave për grupkapitullin 3

Shumë shpejt, çelja e grupkapitullit të 3 të negociatave...