21.5 C
Tirana

Mijëra grekë protestojnë për çështjen e emigrantëve

Më datë:

Banorët e ishujve grekë, ku gjendet një numër i madh i refugjatëve nga Lindja e Mesme, kanë protestuar kundër planeve të qeverisë për t’i zëvëndësuar kampet e refugjatëve me qendra paraburgimi. Protestat u mbajtën në ishujt e Lesbos, Samos dhe Chios.

Protestuesit kërkuan që migrantëve tu lejohet të lëvizin në kontinentin evropian dhe refugjatëve tu lejohet që të largohen nga vendi. “Ishujt nuk mund të jenë burgje. Së bashku me migrantët dhe refugjatët edhe ne jemi duke u burgosur”, tha Stratis Ververis, një nga protestuesit, shkruan Rel.

Më shumë se një milion migrantë janë larguar nga konfliktet në Lindjen e Mesme për në Turqi, dhe nga aty, kanë kaluar në territorin grek. Fluksi më i madh i hyrjeve të migrantëve ndodhi në vitet 2015-2016.

Vitin e kaluar, 59 726 migrantë dhe refugjatë arritën në brigjet e Greqisë, sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara. Organizatat humanitare i kanë përshkruar si të tmerrshme kushtet e jetesës së rreth 36.000 njerëzve në kampet greke.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...