Meta: Zhvleftësimi i euros, kambanë alarmi për eksportuesit dhe bizneset

Më datë:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për mediat u ndal te zhvlerësimi i euros dhe pasojat që monedha europiane ka shkaktuar në tregun vendas.

Ai tha se nëse nuk merren masa për ndërhyrje në treg, kriza do të jetë e parikuperueshme. Mes të tjerash Meta tha se luhatja e euros është si shkak i krizës së provokuar nga flukset e parave të pista.

“Rënia e eksporteve është kambanë alarmi jo vetëm për eksportet, por edhe të mijëra bizneseve të tjera që operojnë në industrinë e tekstilit dhe mineraleve.

Pasojat me kursin e këmbimit kanë përfshirë dhe biznesin e mesëm dhe të vogël. Ata janë të lidhur me bizneset eksportuese.

Rreth 1.4 mln qytetarë shqiptarë që përfitojnë nga remitancat e emigrantëve janë dëmtuar dukshëm.

Konsumatori shqiptar nuk ka përfituar nga zhvleftësimi i euros, por vetëm qeveria dhe një grup eksportuesish që po falimentojnë vendin.

Është kriminale që kjo qeveri nuk reagon për këto pasoja për ekonominë, të kësaj krize të provokuar nga flukset e parave të pista.”, tha Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tragjedia në Durrës, Balla: Duhet ndryshim i menjëhershëm i Kodit Penal

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Berisha: Në krizën më të rëndë të çmimeve, fermerëve iu hoq subvencioni i naftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në...

Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin. Humb jetën 60-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në...