Meta takon drejtuesen dhe delegacionin e Fondacionit “Robert Bosch”: Garantoj se do të bëj gjithçka për fuqizimin e demokracisë në Shqipëri

Më datë:

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim drejtuesen dhe delegacionin e Fondacionit “Robert Bosch”, Sandra Breka.

Meta i garantoi delegacionit se do të bëjë gjithçka për të fuqizuar demokracinë në Shqipëri si e vetmja rrugë që garanton integrimin e plotë në BE.

Po ashtu ai shton se duhet përqëndrim në nismat rajonale gjithpërfshirëse, që nuk ngushtojnë hapësirat e bashkëpunimit apo rivalizojnë proceset integruese.

STATUSI NGA ILIR META
Mirëprita sot në një takim të ngrohtë drejtuesen e Fondacionit “Robert Bosch”, znj.Sandra Breka dhe delegacionin, që e shoqëronte.
Përgëzova kontributin e tyre për promovimin e paqes, stabilitetit dhe shtetit të së drejtës në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe theksova nevojën për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në interes të së ardhmes europiane të popujve dhe qytetarëve tanë.
I garantova se do të bëj gjithçka për promovimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në interes të paqes, sigurisë dhe begatisë të vendeve tona, si dhe fuqizimin e demokracisë në Shqipëri, si e vetmja rrugë që do të garantojë integrimin e plotë në Bashkimin Europian.
Theksova gjithashtu rëndësinë e përqëndrimit në nismat rajonale gjithpërfshirëse, që nuk ngushtojnë hapësirat e bashkëpunimit dhe as rivalizojnë proceset integruese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Veprimet e policisë në protestë të paprecedenta, akuza të rënda ndaj qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i...

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...