13.5 C
Tirana

Meta takon delagacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale: Zgjedhjet e 30 qershorit e zhytën vendin në paligjshmëri

Më datë:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim delegacionin e nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili po zhvillon një mision fakt-mbledhës në Shqipëri.

Presidenti Meta falenderoi për zhvillimin e këtij misioni, dhe vlerësoi veçanërisht faktin që Shqipëria vizitohet nga niveli më i lartë i përfaqësimit të Kongresit me Presidentin z.Anders Knape, me Presidentët e dy Dhomave, të Autoriteteve Lokale, z.Xavier Cadoret, dhe të Rajoneve znj.Gunn Marit Helgesen, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm z.Andreas Kiefer.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Kongresit si garant i parimeve të Kartës Europiane për Vetëqeverisjen Vendore, dhe angazhimin e tij për monitorimin serioz të situatës në Shqipëri.

Presidenti Meta theksoi se Shqipëria ndodhet në një krizë sui generis përfaqësimi, dhe në çeikulibër të plotë të mekanzimave të kontrollit dhe balancës.

“Votimet njëpartiake të 30 qershorit nuk i dhanë zgjidhje krizës, por cënuan rëndë edhe demokracinë vendore, duke e zhytur më shumë vendin në rrugën e paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit”, – vuri në dukje Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit u ndal edhe në disa ligje të miratuara nga Kuvendi, të cilat cënojnë autonominë vendore dhe disa parime bazë të Kartës Europiane, të cilat pritet të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese, ende jo-funksionale.

Kushtet e Bundestagut, vuri në dukje Presidenti Meta, janë pasqyra më e qartë e problemeve serioze me të cilat përballet vendi, por edhe harta më e sigurtë për rrugën europiane që duhet të ndjekë pa vonesë Shqipëria.

Presidenti theksoi se është jetike për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë që kësaj situate t’i jepet një zgjidhje tërësore, duke i kthyer legjitimitetin e munguar institucioneve përmes votës së lirë të qytetarëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18

Zakonisht, prodhuesit e telefonave ndjekin një kalendar të qëndrueshëm...

Grabitja me thikë në Yzberisht, arrestohet autori 40-vjeçar

40-vjeçari E.T. u arrestua nga policia si autori i...

Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje...

Pas shiut, problem bëhet edhe era. Bashkia e Durrësit njofton qytetarët

Sipas parashikimeve meteorologjike, Durrësi pritet të përballet me erëra...