I shpëtoi 7 postblloqeve të policisë .

Më datë:

Aldiron Shehu, i riu që u arrestua sot pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe arriti të kalonte 7 postblloqe, por që më pas u bë shkak i një aksidenti të 5-fishtë me 5 të plagosur. Ngjarja në fjalë u regjistrua sot në Krastë.

Mësohet se ka dyshime që në mjetin e Shehut, i cili tashmë qëndron pas hekurave, mund të ketë pasur lëndë narkotike dhe armë, të cilat ka arritur t’i fshehë gjatë kohës që i ka ikur postblloqeve policore.

Shehu udhëtonte me një makinë tip “Wolkswagen pasat” me targa greke nga Korça, por pasi iu bë thirrja të ndalonte, ai nuk iu bind urdhrit të policisë, duke vijuar rrugën drejt Pogradecit. Po ashtu edhe në Pogradec e Librazhd nuk i ka qëndruar postblloqeve. Madje dhe në postbllokun e ngritur nga policia e Elbasanit, i riu nuk i është bindur urdhrit për ndalim, ndërsa teksa devijonte është përfshirë në aksident, duke përplasur 4 mjete të tjera./Balkanweb/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjermania gati për një kthesë historike: Kremlini në vështirësi, dialogu është i mundur

Braktisja e dukshme e tryezës së negociatave për konfliktin...

Vendim i ri: Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Çmimi...

Dosja “Revanshi”, nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për të pandehurit

Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për një...

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

Sot në 4 qershor mbahet në Tiranë Bread and...