Meta realizon dëshirën e përdoruesve të iPad

Më datë:

Meta ka njoftuar më në fund plotësimin e një prej “kërkesave më të mëdha” të përdoruesve. Tashmë ata mund ta shkarkojnë WhatsApp në iPad dhe të dërgojnë mesazhe nga aty.

Deri më tani ka qenë teknikisht e mundur përdorimi i tij nga iPad, por duke hyrë më parë në një shfletues.

Për vite me radhë, është diskutuar versioni i aplikacionit për iPad dhe pritja ka marrë fund. Përdoruesit mund ta shkarkojnë dhe ta lidhin lehtësisht me celularin për të marrë njoftime në të dyja pajisjet.

Ky është një hap i madh për Meta që përgjithësisht nuk ka shprehur ndonjë angazhim të veçantë që platformat e saj të aksesohen lehtësisht në iPad. Instagram nuk ka një version për iPad, edhe pse është raportuar që po punohet për të.

Meta tha se në WhatsApp, përdoruesit e iPad kanë mundësi për të bërë shumë gjëra njëkohësisht. Ata mund të përdorin disa aplikacione në të njëjtën kohë ndërsa dërgojnë mesazhe. Aplikacioni do të funksionojë edhe me Magic Keyboard dhe Apple Pencil.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...