Meta nga shtatorja e Azem Hajdarit: Koha që të garantojmë të ardhmen europiane të vendit

Më datë:

Presidenti Ilir Meta në Ditën e Rinisë ka bërë homazhe pranë shtatores së Azem Hajdarit.

Nga Sheshi Demokracia Meta tha se Shqipëria dhe shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, për të vijuar me procesin e integrimit drejt BE-së, duke garantuar lirirë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Sipas tij ka ardhur koha që të garantojmë të ardhmen europiane të vendit larg pikëpyetjet dhe arsyetimeve boshe.

“Ishte një detyrim për të qenë sot këtu në këtë shtet të Qytet Studenti, shesh të Demokracisë, Në këtë shtet ku thirrjet ‘liri-demokraci’ pushtuan për herë të parë në Shqipëri, së bashku me moton; ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’.

Jam këtu për të nderuar lëvizjen studentore, në mënyrë të veçantë udhëheqësin e paharruar, Azem Hajdarin, i cili pati rol kyç, vullkanizues në ato momente dhe gjithë studentët e tjerë.

Ata që dhanë jetën për lirinë dhe demokracinë, si Arben Broci.

Të gjithë ata që nuk i kanë tradhtuar idealet e dhjetorit, të pluralizmit politik.

Tani është koha, për në thirrje tjetër ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa dhe ta kthejmë në shinat e vërteta të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Të garantojmë të ardhmen Evropiane larg pikëpyetjet dhe arsyetimeve boshe”, tha Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sulmi me tritol ndaj punonjëses së Bashkisë, shkon në tre numri i të arrestuarve

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar...

Berisha: Kushdo që jep kontribut kundër Ramës, është i mirëpritur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se...

Xhafaj: Të nisim një ditë të parë për të gjithë, kundër përjashtimit të dy deputetëve

Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën për hedhjen në votë...

Aksident i rëndë në Murriz, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës...