14.5 C
Tirana

Meta: Mario Brunetti, kontribut të vyer për mbrojtjen e gjuhës e kulturës arbëreshe

Më datë:

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit, shkrimtarit dhe studiuesit të mirënjohur arbëresh Mario Brunetti.

Meta theksoi se do t’i jemi përjetë mirënjohës Brunettit për kontributin e vyer të dhënë për mbrojtjen e promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave Arbëreshe.

“Si përfaqësues legjendar i Arbëreshëve në Senatin dhe Parlamentin Italian do t’i jemi përjetë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për mbrojtjen e promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave Arbëreshe, por edhe të vlerave të pamohueshme të Luftës Antifashiste, për lartësimin e të cilave ai dha një ndihmesë të jashtëzakonshme si një nga studiuesit e veprës së mendimtarit të madh italo-arbëresh, Antonio Gramshi”, u shpreh Meta në një mesazh.

“Krenar të kemi bashkëpunuar së bashku, kur ushtroja detyrën e lartë të Presidentit të Republikës, për ngritjen e Forumit “U’ jam Arbëresh!”, një nismë që kishte për qëllim të evidentonte, ruante dhe promovonte trashëgiminë kulturore Arbëreshe, pasuri e çmuar e trashëgimisë kulturore të dy vendeve tona”, theksoi Meta.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes Brunetti dhe komunitetit shumë të dashur Arbëresh për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme”, u shpreh Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...