Meta: Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre. Të rikthejmë besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë

Më datë:

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas një studimi të ‘’The Economist’’ që parashikon variantin pessimist se Shqipëria në 2100 mund të ketë vetëm 860 mijë banorë.

Meta thotë se nuk ka trishtim më të madh se sa një Shqipëri që po tkurret  e po plaket, teksa qeveritë në plan afatshkurtër përfitojnë pasi me emigrimin ulin fiktivisht treguesit e papunësis.

Por Meta ka një mesazh të fortë, teksa bën thirrje që të rkthehet shpresa dhe besimi se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe shqiponjat duhet të kthehen në folenë e tyre.

STATUSI NGA ILIR META

Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.
Në studimin e publikuar së fundmi nga “The Economist”, varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.
Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.
Trishtim më të madh nuk mund të ketë!
Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë.
Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.
Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria  ka Diell☀️ për të gjithë dhe jo vetëm për disa.
Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre! 

foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...