Mesazhi i veçantë i Yuri Kim me “Bukuroshen e Durrësit”

Më datë:

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, me veshjen e saj ka përcjellë një mesazh të bukur sot nga Durrësi, ku ishte e pranishme me rastin e rivendosjes së një pjesë të murit rrethues të Kalasë së Durrësit, e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ambasadorja mbante veshur një pallto, gjysma e së cilës ishte e qëndisur me figurën e Bukuroshes së Durrësit.

Bukuroshja e Durrësit është një mozaik polikromatik i shekullit IV p.e.s. dhe është mozaiku më i lashtë dhe më i rëndësishëm i zbuluar ndonjëherë në Shqipëri.

Mozaiku u zbulua për herë të parë në vitin 1916, kur një grup ushtarakësh austriakë, mes të cilëve edhe arkeologu Camillo Prashnicher, zbuluan gjatë hapjes së një transheje 150 metra larg qendrës së sotme të qytetit një shtresë mozaiku, e cila u quajt një “kryevepër figurative e artit”.

Punimi i veçantë dhe shumë delikat, sidomos fytyra engjëllore e gruas, e ka bërë këtë mozaik shumë të famshëm, duke e kthyer në një nga simbolet e qytetit.

Nëpërmjet linjave të zeza dhe gri evidentohen qartë konturet e hundës, mjekrës, syve dhe gojës.

Që nga viti 1982 “Bukuroshja e Durrësit” është ekspozuar edhe në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Për restaurimin e Kalasë së Durrësit ka financuar qeveria amerikane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tuneli i Llogarasë, zgjatet masa e “arrest shtëpie” për Gjyli dhe Elezi

Zgjatet afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest...

Ilir Meta i drejtohet SPAK: “Parandaloni shkatërrimin e procesit”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka...

Negociatat për fundin e luftës, Pakistani i dërgon SHBA-së propozimin e ri të Iranit

Pakistani i ka dërguar SHBA-së propozimin e rishikuar të...

Ministri Nufi: forcojmë kapacitetet për reagim të shpejtë në emergjenca në të gjithë vendin

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi vizitoi Bazën e...