5.5 C
Tirana

“Merrni atlete e pije freskuese”, 403 kandidatë do i nënshtrohen testit të dytë për hetues të BKH, ja këshillat e institucionit

Më datë:

BKH vijon me procedurat e përzgjedhjes së hetuesve të rinj të institucionit teksa në fazën e Testit të Arsyetimit Logjik, pati vetëm 21 të s’kualifikuar kurse 403 të tjerët e kaluan.

Tashmë testi i radhës mbetet testi i aftësive fizike që zhvillohet nga datat 19-22 tetor teks ambientet e ”RENEA” në Yzberisht të Tiranës.

Në këtë test ka një veçanti pasi kandidatët veç masave COVID-19 duhet të marrin me vete atlete, veshje sportive si dhe pije freskuese me vete.

NJOFTIM NGA BKH

Në datë 14.10.2020, u zhvillua Testi i Arsyetimit Logjik për përzgjedhjen e kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Në Testin e Arsyetimit Logjik morën pjesë 424 kandidatë. Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar klikoni në LINK , bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar në Testin e Arsyetimit Logjik në datat 19.10.2020 – 22.10.2020 do t`i nënshtrohen Testit të Aftësive Fizike.

Testi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA”, Yzberisht, Tiranë.

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar testimi do zhvillohet si vijonë:

  • Datë  19.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor : 1 (një) deri në 100 (njëqind) ;
  • Datë 20.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor: 101 (njëqind e një) deri në 201 (dyqind e një).
  • Datë 21.10.2020, do paraqiten për testimin kandidatët që janë në listë, me numër rendor: 202 (dyqind e dy) deri në 302 (treqind e dy).
  • Datë 22.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë me numër rendor: 303 (treqind e tre) deri në 403 (katërqind e tre).

Kandidatët në ambientet e Repartit Special “RENEA” duhet të paraqiten në orën 08.00.

Kandidatët do të jenë të pajisur me maska për sigurinë shëndetësore të tyre, ndaj pasojave të infeksionit COVID – 19.

Merrni atlete dhe veshje sportive të përshtatshme për vrapim, si edhe pije freskuese.

Kandidatët para fillimit të Testit të Aftësive Fizike do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e parashikuar në listën emërore.

Kandidatët para se të marrin pjesë në test do të dorëzojnë tek Komisioni i Përzgjedhjes Raportin Mjekësor, nga specialisti Kardiolog, që vërteton që janë të aftë fizikisht për të marrë pjesë në këtë test pa rrezikuar për infarkt kardiak ose komplikacione kardiovaskulare.

Falenderojmë gjithë kandidatët që janë bërë pjesë në këtë konkurrim.Postuar Më : 15-10-2020

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Isha i dehur, më gërvishti makina” – zbardhet dëshmia e autorit që vrau Petrit Ndoin me çekiç

Andri Vokrri, i arrestuari si i dyshuar për vrasjen...

Trafik armësh në Tiranë, pranga tre personave; operacioni u monitorua me dron

Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti janë arrestuar...

Armët nga Fieri për bandat e Tiranës, policia çmonton grupin kriminal; vëllai i Xubit i përfshirë

Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me trafikun...

I dënuar për drogë, Arjan Rrokajt i konfiskohen pasuritë prej 400 mijë eurosh

Prokuroria e Vlorës ka bërë me dije se janë...