18.5 C
Tirana

Merkel kritikon Twitter-in për pezullimin e Trump-it

Më datë:

Qeveria gjermane kritikoi sot vendimin e Twitter-it për të ndaluar përgjithmonë presidentin amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin Berlin, Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel tha se platformat e mediave sociale mbajnë përgjegjësi të madhe për të luftuar lajmet e rreme, por ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes.

“Kjo e drejtë themelore mund të ndërhyhet, por siç përcaktohet nga ligji dhe në kuadër të kufijve të përcaktuar nga ligjvënësit, jo sipas një vendimi të udhëheqësisë së platformave të mediave sociale”, tha Seibert.

“Nga kjo pikëpamje, kancelarja mendon se pezullimi i përhershëm i llogarisë së presidentit amerikan është problematik”, shtoi ai.

Twitter më 8 janar pezulloi llogarinë e presidentit amerikan, dy ditë pasi një turmë e mbështetësve të Trump-it sulmoi Kongresin amerikan, ku humbën jetën të paktën 5 persona.

“Pas rishikimit të hollësishëm të postimeve të fundit nga llogaria e Donald Trump-it dhe kontekstit rreth tyre, ne e kemi pezulluar përfundimisht llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”, thuhet në një njoftim të Twitter-it.

Trump akuzohet për nxitje të dhunës pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kongresit, e cila përfshin Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, si dhe për ndalimin e punës së Kongresit për të konfirmuar fitoren e Joe Biden-it në zgjedhjet presidenciale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...