Mediu: E papranueshme që ministri të gjykohet për elementë që s’kanë lidhje me detyrën

Më datë:

Seanca për ish ministrin Fatmir Mediu në lidhje me dosje “Gërdeci” është shtyrë për në datën 27 dhjetor.

Mediu pas seancës theksoi për mediat se është absurde që ministri të hetohet për çështje të karakterit ushtarak.

“Është një situatë kaq absurde sa është tërësisht e papranueshme që ministri të gjykohet se ca janë kalibrat apo elemente të tjerë që nuk kanë të bëjnë me detyrën e tij.

Këto çështje janë të karakterit ushtarak. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe janë të ndara përgjegjësitë civile dhe ushtarake. Jemi në një realitet që është absurd.

Fakti për debatin e sotëm ishte sepse dy nga ekspertët nuk ishin prezent dhe do kishim dy procese paralele, duhet ti çonim atyre pyetjet me shkrim për të marrë përgjigjet dhe pjesa tjetër do përgjigjej me gojë. Pra për të pasur një proces korrekt u la që ti përcillen pyetjet me shkrim.

Edhe pse ne kërkuam që debati të behej drejtpërdrejt, sepse ata janë ekspertë dhe kanë dijeni mbi atë se çfarë kanë shkruar. Por në këto rrethana u gjykua që ishte korrekte për të pasur një përgjigje nga të gjithë ekspertët sesa të kemi dy procese paralele”, u shpreh Mediu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...