Më të afërt s’bëhet, Barack Obama shuan lajmet për divorc nga Michelle me veprimin e fundit

Më datë:

Michelle dhe Barack Obama janë në qendër të thashethemeve për martesën e tyre e cila aludohet se është në prag divorci.

Pas një analize nga një ekspert i gjuhës së trupit se 32 viteve të tyre së bashku u ka ardhur fundi, ish-presidenti i SHBA-së ka provuar të kundërtën.

Ai ka  ndarë një foto ku e ka kapur Michelle nga dora, shoqëruar me një urim të ëmbël për ditëlindjen e saj të 61-të.

“Gëzuar ditëlindjen  dashuria e jetës sime. Ti e mbush çdo vend me ngrohtësi, mençuri, humor dhe hijeshi e dukesh bukur ndërsa e bën. Jam shumë fatlum që i kaloj aventurat e jetës me ty. Të dua”.

https://www.instagram.com/p/DE73haDPecw/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftvklan.al&rp=%2Fme-te-afert-sbehet-barack-obama-shuan-lajmet-per-divorc-nga-michelle-me-veprimin-e-fundit#%7B%22ci%22%3A2%2C%22os%22%3A3021.2999999998137%2C%22ls%22%3A1214.7000000001863%2C%22le%22%3A1214.7000000001863%7D

Me këtë moment, duket se çifti ka rrëzuar çdo thashethem për largësinë fizike e shpirtërore mes  tyre pasi duken më të afërt në çdo moment.

Në tetor ata festuan edhe 32-vjetorin e martesës ku sërish nuk mungoi një foto krah njëri-tjetrit.

https://www.instagram.com/p/DArjYUvuyS1/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftvklan.al&rp=%2Fme-te-afert-sbehet-barack-obama-shuan-lajmet-per-divorc-nga-michelle-me-veprimin-e-fundit#%7B%22ci%22%3A3%2C%22os%22%3A3790.2999999998137%2C%22ls%22%3A1214.7000000001863%2C%22le%22%3A1214.7000000001863%7D

Sa për mungesën e saj në funeralin e Jimmy Carter, ish Zonja e Parë tha se kishte diçka në axhendë që e pengonte të merrte pjesë por i dërgoi “lutjet e saj familjes dhe çdokujt që kishte dashur e mësuar nga ish-presidenti i jashtëzakonshëm”, tha zëdhënësi  i saj.

Sipas një burimi  për People, ajo nuk do të marrë pjesë në inagurimin e Donald Trump sepse “nuk është nga ato që vendos një maskë dhe shtiret për hir të protokollit. Michelle nuk bën asgjë sepse pritet prej saj, është protokoll apo traditë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi

Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi u nda sot nga...

Kryesia e PD-së mblidhet, Berisha kërkon vijimin e anëtarësimeve

Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e...

Nderime për Dëshmorët e Policisë në 5 Maj

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni...

Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare,...