Mbyllen hetimet për uniformat, nëntë zyrtarë merren të pandehur

Më datë:

Prokuroria e posaçme është në përfundim të hetimeve për tenderin e uniformave të policisë ku pritet të marrë të pandehur zyrtarët dhe ish-zyrtarët e ministrisë së brendshme.

Përveç personave të arrestuar mësohet se edhe Aurora Mulla që ka mbajtur postin e inxhinieres së tekstileve në Policinë e Shtetit është marrë nën hetim.

Zyrtarët dhe ish-zyrtarët u arrestuan në korrik të këtij viti, pasi akuzohen se kanë shkelur rregullat e prokurimit publik, barazinë në tenderë dhe kanë shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit.

Në pranga janë vënë ish-Drejtoresha e Agjencisë së blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari, që u shkarkua nga ky post pak java para se të kryhej arrestimi.

Të njëjtin fat kanë pasur dhe katër anëtarët e Njësisë së prokurimit Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, dhe Anisa Bogdani si dhe katër anëtarët e tjerë të Komisionit të vlerësimit të ofertave Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, dhe Gëzim Minga. Nga hetimet e SPAK rezulton se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh në dokumente.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Të shtunën Kuvendi Kombëtar i PD, çfarë pritet të ndryshojë në statut

Partia Demokratike mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar.  Organizmi i demokratëve....

Pas Brukselit, Shqipëria përshpejton reformat për anëtarësimin në BE

Konferenca e 8 ndërqeveritar e zhvilluar mbrëmjen e së...

Koçiu: Brenda vitit nisim mbylljen e negociatave për 10 kapituj

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur sot se brenda...

Në kërkim nga GJKKO për trafikim e 932 kg kokainë, ekstradohet nga Italia Sueld Elezi

Policia e Shtetit ekstradoi sot nga Italia në Shqipëri,...