14.5 C
Tirana

Mbretëria e Bashkuar pret Samitin Global të Vaksinave: Askush nuk mund ta prodhojë atë i vetëm

Më datë:

Sot në Londër është mbledhur Samiti global i vaksinave i organizuar nga Gavi, aleanca globale për vaksinat dhe nga qeveria britanike.

Sfida, thotë Jill Morris, ambasadori britanik në Itali, është e dyfishtë: Ekziston një qëllim më i gjerë strategjik, i cili synon të organizojë një përgjigje globale shëndetësore, sepse pandemia e koronavirusit është emergjenca më e madhe shëndetësore e brezit tonë dhe asnjë vend, asnjë kompani farmaceutike nuk mund ta bëjë këtë e vetëm. Por ka edhe një qëllim më konkret: mbledhjen e të paktën 7.4 miliardë dollarëve në favor të Gavi për vitet 2021 deri në 2015 “.

Në samit marrin pjesë disa liderë ndërkombëtarë dhe Bill Gates, filantropi dhe sipërmarrësi amerikan, i cili ka kohë që është i përfshirë në luftën kundër sëmundjeve.

Pandemia ka ngadalësuar shumë programe të shëndetit publik, përfshirë ato që lidhen me vaksinimet, dhe në të njëjtën kohë ka dobësuar sistemet shëndetësore të disa vendeve.

Ka nevojë për burime, ky është qëllimi i parë i mbledhjes së fondeve për Gavi. Por është gjithashtu e nevojshme të “ndërtohet një partneritet global për të shmangur një skenar konkurrues” kur një vaksinë për Covid 19 është duke u zhvilluar, thotë Morris.

“Ne kemi nevojë për një vaksinë që të jetë e administrueshme  globalisht, për të gjitha vendet”. Për këtë arsye, zinxhirët e furnizimit dhe mekanizmat e shpërndarjes duhet të rishikohen dhe duhet të hartohet një politikë e qëndrueshme e çmimeve.

Në synimet e qeverisë britanike, samiti duhet të shërbejë për mbledhjen e bashkësisë ndërkombëtare rreth synimeve të përbashkëta, pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump se SHBA kanë ndërprerë marrëdhëniet me OBSH.

“Nga këndvështrimi ynë, OBSH është një organizatë kryesore në një nivel shumëpalësh dhe Mbretëria e Bashkuar është ndër mbështetësit më të rëndësishëm të organizatës,” nënvizoi ambasadori. Me Italinë, Britania e Madhe ndan një angazhim konkret në kërkimin e një vaksine kundër koronavirusit: partneritetin midis Universitetit të Oksfordit dhe bioteknikes Irbm Pomezia në Rome. Vaksina tani po kalon provat klinike, por rruga mund të jetë akoma e gjatë.

Roma dhe Londra janë në lidhje, gjithashtu në nivelin politik: vitin e ardhshëm Mbretëria e Bashkuar merr presidencën e G7 dhe Italia presidencën e G20.

“Një fazë ndërkombëtare për të nxitur një përgjigje globale, si shëndetësore, ashtu edhe ekonomike dhe sociale, në një kuptim gjithëpërfshirës”- tha ambasadori britanik në Itali.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Berisha akuzon qeverinë për keqmenaxhim dhe pasurim të paligjshëm: ‘Kanë shkaktuar varfëri në vend’”

https://www.youtube.com/live/-fzfpb11UQM?si=48MpJlnyBf1yi7cB Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i...

Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për “ndihmësin” e ekzekutorëve

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot, 17 nëntor, dënimin...

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Governors Awards”

Ylli i filmave aksion, Tom Cruise, dhe këngëtarja e...

Financial Times: Tim Cook drejt largimit nga Apple

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, është gati të...