Perlat kulturore dhe historike të Turqisë kanë një admiruese të madhe në një distancë të largët në botë, konkretisht një anëtare të familjes mbretërore të Malajzisë.
“Unë jam admiruese e arteve dhe zanateve turke, si dhe historisë dhe kulturës turke”, tha Mbretëresha e Malajzisë Tunku Azizah Aminah Maimunah Iskandariah për Anadolu Agency (AA) në një intervistë me e-mail.
Tunku Aziziah, bashkëshortja-mbretëreshë e Mbretit të Malajzisë Al-Sultan Abdullah Ri’ayatuddin Al-Mustafa Billah Shah, gjithashtu tha se ajo është një admiruese e madhe e serialeve televizive turke, veçanërisht Kuruluş Osman, Diriliş Ertuğrul dhe 1001 Netë.
Mbretëresha, e cila u nderua me ikonën e Artizanatit të Vitit 2019 nga Këshilli Botëror i Artizanatit, tha se “me të vërtetë vlerëson ornamentet e pasura turke dhe modelet mbretërore që përdoren në pallatet turke dhe ndërtesat historike”.
“Unë gjithashtu e admiroj se si përfshihen ndikimet e dallueshme islame në planet turke dhe shumë mund të mos dinë për marrëdhëniet e ngushta historike midis familjes mbretërore (të Malajzisë) Johor dhe familjes mbretërore turke”, theksoi ajo.
Stërgjyshi i saj i ndjerë, Sulltan Abu Bakar, u martua me një grua turke, Sulltaneshën e ndjerë Khatijah, tha ajo.
Ai ishte gjithashtu ishte i afërt me Sulltanin e madh osman Abdulhamidin II, i cili sundoi në vitet 1876-1909, tha ajo, “aq sa kur vdiq stërgjyshi im Sulltan Abu Bakar në Londër (në vitin 1895), Sulltan Abdulhamidi dërgoi myftiun e tij dhe personalitetet turke për të kryer ritet e varrimit para se trupi të dërgohej përsëri në Johor”.
Mbretëresha tha se “entuziazmohet” kur shikon “Payitaht: Abdulhamid”, një serial i famshëm turk për jetën e Sulltanit osman Abdulhamidit II.
“Sepse unë njoh paraardhësit e mi dhe zakonet e tyre të bukura”, shpjegoi ajo.
“Në fakt, është gjithashtu një mënyrë e lidhjes me motrat e mia kur diskutojmë serialet televizive turke”, shtoi mbretëresha.
Kuzhina turke
Mbretëresha gjithashtu pëlqen kuzhinën turke dhe i pëlqen të shikojë videot e gatimit turk.
“Do të doja të flisja dhe të kuptoja turqishten sepse më pëlqen të shikoj edhe videot e gatimit turqisht. Por mbi të gjitha, më pëlqen të shikoj Diriliş dhe Kuruluş”, shtoi ajo, duke përmendur dy seri të tjera televizive turke.
Tunku Azizah është aq e apasionuar pas arteve dhe zanateve turke, saqë çdo vit për muajin e shenjtë musliman të Ramazanit, ajo porosit “produktet turke si dhurata për familjen dhe personalitetet nga Prenses Siparis”, një stiliste turke.
Pasi pashë një çantë speciale të prodhuar në Turqi, duke shikuar “modelin e saj të bukur të ndërlikuar, unë menjëherë e porosita atë”, tha ajo.
“Kur porosita çantën, Gül (disajnuesja) nuk e dinte kush isha, madje edhe Prenses (dizajnuesja tjetër) nuk e dinte kush isha”, tha Mbretëresha Azizah, duke iu referuar dy stilisteve turke që ajo favorizon.
Ajo shtoi se kishte bërë planifikime për të vizituar Turqinë shumë herë “por se nuk kanë pasur ende mundësinë për ta bërë këtë”.
“Është një nga ëndrrat e mia të qëndroj dhe të eksploroj Turqinë për një muaj dhe të vizitoj të gjitha vendet historike dhe kulturore. Kur presidenti i Turqisë erdhi për vizitë, ne tashmë kishim planifikuar të udhëtonim në Turqi, por udhëtimi u detyrua të shtyhej për shkak të pandemisë”, shpjegoi ajo.
Merve Kavakçı, Ambasadorja e Turqisë në Malajzi, tha për AA se mbreti dhe mbretëresha kishin planifikuar të vizitonin Turqinë këtë 23 mars me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.
“Ndërsa po kryenim fazën e etheve të punës para vizitës, ne u përballëm me realitetin e pandemisë COVID-19, pasi u përhap shpejt jashtë Kinës atë muaj”, tha Kavakçı.
“Duke marrë parasysh situatën, ne e shtymë këtë vizitë për vitin 2021. Inshallah, ne do t’i mirëpresim ata në vendet historike të vendit tonë në muajt e ardhshëm”, shtoi ajo.


