Mblidhet sot Asambleja e Përgjithshme e PS, në fokus Kongresi dhe analiza për zgjedhjet

Më datë:

Sot pasdite rreth orës 17:30 pritet të mbajë punimet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.

Pikë e parë në agjendën e Asamblesë socialiste është thirrja e Kongresit të Jashtëzakonshëm të partisë që do të mbahet më 12 qershor, në 30 vjetorin e krijimit të partisë.

Gjithashtu në mbledhjen online pritet të miratohen dhe projektvendimet për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore dhe zgjedhjet në to, gjë që ishte paralajmëruar më herët nga vetë kryesocialisti Rama. Asambleja e socialistëve do të miratojë dhe kalendarin politik të partisë për vitin 2021.

Në lajmërimin e disa ditëve më parë, mbledhja ishte njoftuar të mbahej te Amfiteatri i liqenit në Tiranë, por duket se socialistët kanë preferuar që analizat e brendshme t’i bëjnë larg veshëve kureshtarë, ndaj dhe organizatorët vendosën që Asambleja të mbahet online.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vata: Dyshime për favorizim në tenderin 10 milionë euro për kanalizimet në Peshkopi

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ngriti sot dyshime...

Konferenca e Kryetarëve miraton ngritjen e nënkomisionit për administratën publike

Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kërkesën e kryetarit të...

“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

Siç njoftoi Prokuroria e Sarandës, ishte arrestimi i dy vëllezërve...

Bashkimi Evropian arrin marrëveshje për paktin tregtar

Ligjvënësit e BE-së dhe shtetet anëtare arritën një marrëveshje...