20.5 C
Tirana

Mbi një milion banorë ende pa energji elektrike, pas kalimit të uraganit Helene

Më datë:

 Më shumë se një milion banorë kanë mbetur pa energji elektrike në juglindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi uragani Helene la  gjurmë shkatërrimtare në gjashtë shtete javën e kaluar.

”Rreth 1,3 milionë persona janë ende pa energji elektrike në rajon, duke përfshirë gati 500 000 vetëm në Karolinën e Jugut”, sipas të dhënave nga faqja e internetit PowerOutage.

Numërimet e fundit të medias amerikane sugjerojnë se të paktën 162 njerëz kanë vdekur që nga stuhia që goditi në veriperëndim të Floridës.

Autoritetet po i përgjigjen dëmit katastrofik, me guvernatorin e Xhorxhias, Brian Kemp, që pezulloi përkohësisht taksën e benzinës së shtetit me urdhër ekzekutiv për të lehtësuar komunitetet e mbetura të varura nga karburanti për të furnizuar shtëpitë e tyre.

Presidenti i SHBA, Joe Biden pritet të vizitojë zonat e prekura në Karolinën e Jugut, ndërsa zëvendëspresidentja Kamala Harris, kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, do të vizitojë shtetin vendimtar për zgjedhjet, Xhorxhian

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...