Mbi 40 të shtëna në një festë në Zvicër, humb jetën 22-vjeçarja italiane

Më datë:

Një 43-vjeçar zviceran është arrestuar pas sulmit me armë në një festë rave në Aarau të Zvicrës, ku mbeti e vrarë 22-vjeçarja italiane Maria Spinelli, bën të ditur La Stampa.

Sipas policisë, autori ka vepruar i vetëm dhe ka qëlluar më shumë se 40 herë në mënyrë të rastësishme drejt turmës, duke përdorur një pushkë sulmi. 22-vjeçarja italiane u godit nga një plumb në pjesën e sipërme të trupit dhe humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

I dyshuari, banues në kantonin Jura, u dorëzua vetë në polici dhe pranoi autorësinë e sulmit. Nga makina e tij u sekuestruan një pistoletë dhe dy pushkë sulmi AK-74.

Sipas medias, prokurori Christoph Ruedi bëri të ditur se i dyshuari ka deklaruar se prej kohësh kishte probleme të shëndetit mendor. Deri tani, hetuesit nuk kanë gjetur prova për përfshirjen e personave të tjerë në sulm.

Nga të shtënat u plagosën edhe pesë persona, dy prej të cilëve vijojnë të jenë në spital. Autoritetet zvicerane e kanë cilësuar ngjarjen si një akt dhune të pakontrolluar dhe se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama mesazh Veliajt: “Je në gabim me mua, nuk largohen punonjësit se nuk të bëjnë ‘like’”

Për kryebashkiakun e Tiranës, kryeministri Edi Rama “uroi me...

FMN mbyll konsultimet me Shqipërinë, Malaj: Prioritet mbetet integrimi europian

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar vlerësimin...

Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Nuk kemi kryetar, vendos debati i hapur

Një grup studentësh kanë njoftuar sot krijimin e Lëvizjes...

Pasuri të pajustifikuara në Berat, sekuestrohen asetet e një personi

 Gjykata e Beratit me kërkesë të prokurorisë, sekuestroi pasuritë...