Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

Më datë:

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Siri Walt, me rastin e prezantimit të Letrave Kredenciale.

Në fillim të takimit, Begaj shprehu besimin se mandati i saj do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore Shqipëri – Zvicër, të mbështetura në vlera të përbashkëta evropiane, dialogun e rregullt politik dhe një bashkëpunim të gjerë në fusha me rëndësi të veçantë, përfshirë qeverisjen, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe formimin profesional, shëndetësinë, qeverisjen vendore dhe mbrojtjen e mjedisit.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në proceset e zhvillimit demokratik, ekonomik dhe social të Shqipërisë, si dhe për kontributin e saj në forcimin e institucioneve dhe qeverisjes vendore përmes programeve të bashkëpunimit për zhvillim dhe asistencës teknike.

Kreu i Shtetit çmoi në mënyrë të veçantë investimet e qeverisë zvicerane në zonat rurale.

“Ne kemi njerëz dhe një natyre të mrekullueshme. Investimet në këto zona në rritjen e cilësisë së jetesës janë një investim që bëjmë për brezat e rinj. Gjithashtu, ruajta e trendit pozitiv që Shqipëria ka në turizëm ndihmohet shumë nga këto investime”, u shpreh Begaj.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe mirëpriti rritjen e investimeve dhe praninë e shtuar të bizneseve zvicerane në Shqipëri.

Në takim u vlerësua roli i rëndësishëm i diasporës shqiptare në Zvicër, si një urë e fortë lidhëse mes dy vendeve dhe popujve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama mesazh Veliajt: “Je në gabim me mua, nuk largohen punonjësit se nuk të bëjnë ‘like’”

Për kryebashkiakun e Tiranës, kryeministri Edi Rama “uroi me...

FMN mbyll konsultimet me Shqipërinë, Malaj: Prioritet mbetet integrimi europian

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar vlerësimin...

Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Nuk kemi kryetar, vendos debati i hapur

Një grup studentësh kanë njoftuar sot krijimin e Lëvizjes...

Pasuri të pajustifikuara në Berat, sekuestrohen asetet e një personi

 Gjykata e Beratit me kërkesë të prokurorisë, sekuestroi pasuritë...