Mbi 200.000 persona të infektuar nga koronavirusi në mbarë botën

Më datë:

Më shumë se 200.000 persona në të gjithë botën janë infektuar nga koronavirusi i ri, sipas uebfaqes së statistikave Worldometer që harton shifra të reja të rasteve.

Numri global i rasteve të përgjithshme të konfirmuara nga koronavirusi arriti në 200.100, sipas të dhënave të Worldometer.

Numri i të vdekurve është rritur në 8010 në të gjithë botën, përfshirë 3.237 në Kinë, ku shpërthimi i virusit u shfaq për herë të parë nga qyteti Wuhan në dhjetorin e kaluar.

Jashtë Kinës, virusi ka vrarë shumë të tjerë, përfshirë 2.503 në Itali, 1135 në Iran, 533 në Spanjë, 116 në SHBA dhe 84 në Korenë e Jugut.

Përveç kësaj, më shumë se 82.500 persona janë liruar nga spitalet pas shërimit nga virusi.

Sipas uebfaqes, koronavirusi është përhapur në mbi 165 vende dhe territore, përfshirë 80.894 në Kinë, 31.506 në Itali, 16.169 në Iran, 11.826 në Spanjë, 6.524 në SHBA dhe 8.413 në Korenë e Jugut.

Numri i rasteve aktiv është mbi 109.000, 94 për qind në gjendje të qëndrueshme dhe 6 për qind në gjendje kritike, sipas uebfaqes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...