Mbërrin në Tiranë ambasadorja e re e SHBA, Yuri Kim, mesazhet e saj në Senat nga ngritja e SPAK te lufta ndaj krimit

Më datë:

Ka mbërritur sot në Shqipëri ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

“BalkanWeb” raportoi pak ditë më parë se ambasadorja Yuri Kim do të marrë zyrtarisht detyrën në Tiranë më 30 janar.

Kujtojmë se gjatë marrjes në pyetje nga Senati Amerikan, e nominuara e Presidentit Donald Trump tha se do të mbështesë çuarjen përpara të reformave në Shqipëri.

“Do të inkurajojmë Shqipërinë në reformat e saj. Do të mbështesim ngritjen e SPAK dhe të BKH-së. Do të mbështes forcimin e ligjit. Do të punoj për luftimin e krimit të organizuar”, tha kandidatja për ambasadore e SHBA Yuri Kim.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ajo ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi kundër nismës për pagat e magjistratëve: Është antikushtetuese

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti vijon të qëndrojë në burg

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në...

Shpërthim gjatë natës në Shijak, lënda plasëse hidhet në oborrin e banesës

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve...

Bozdo: Situata e çmimit të naftës është emergjente

Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur nivele rekord,...