Mbërrin në Itali furgoni me dozat e para të vaksinës antiCovid. Ja kush vaksinohet i pari më 27 dhjetor

Më datë:

Furgoni me 9,750 dozat e para të vaksinës anti-Covid të Pfizer-Biontech ka arritur në kufirin e Brenner me Italinë pasi ishte nisur nga Belgjika.

Mediat italiane kanë publikuar lajmin që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa shtojnë se furgoni që ka prekur tashmë tokën italiane është i shoqëruar nga karabinierët.

Automjeti do të drejtohet në spitalin Spallanzani në Romë ku do të kryhen vaksinimet e para.

Mediat italiane bëjnë me dije se e para që do ta marrë vaksinën në Itali është Claudia Alivernini, infermierja 29-vjeçare e spitalit Spallanzani në Romë, më 27 dhjetor.

“Vaksinimi është një akt dashurie dhe përgjegjësie ndaj komunitetit – tha ajo -. Unë përfaqësoj me krenari të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët, si unë, kanë qenë në ballë gjatë kësaj pandemie”,- deklaroi ajo.

Këto Krishtlinjde në kohë pandemie e gjejnë Italinë të boshatisur, siç mund të shihni në fotogalerinë më poshtë. Por përvec frikës dhe masave kufizuese, një shpresë e re hapet për ta me mbërritjen e vaksinës. Të shumtë janë personalitetet që kanë deklaruar se janë të gatshëm të vaksinohen live.

Kujtojmë se Italia është ndër vendet europiane më të goditura nga kjo pandemi.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Krizë në PD: Salianji ankohet në PPE pas përjashtimit nga gara për kryetar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i...

“Dosja Balluku”, Berisha ngre akuza për abuzime në projekte publike

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë...

Inceneratorët”/ Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është...

Alarm global për Ebola/ Mjeku amerikan infektohet në Kongo, transportohet me urgjencë në Gjermani

Alarm për përhapjen e Ebola në Afrikë, pasi një...