18.5 C
Tirana

Mbante muzikën ndezur pas orës policore, procedohet 23-vjeçarja në Durrës, 10 mln gjobë edhe për lokalin

Më datë:

Policia e Durrësit ka nisur procedimin për një 23-vjeçare, pasi mbante muzikën në lokalin që administronte edhe pas orës 22:00. Po ashtu, për këtë subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ.

Njoftimi i policisë:

U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative administratorja e subjektit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë në Stacionin e Policisë Plazh kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasen E. S., 23 vjeçe, pasi në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë në lokalin që administronte, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për këtë subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...