Mbahet sot samiti i Procesit Bërdo-Brioni në Slloveni, në fokus Ballkani Perëndimor

Më datë:

Në Bërdo të Sllovenisë mbahet të hënën samiti i Procesit Bërdo-Brioni, ku do të diskutohet për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Përveç nikoqirit të takimit, presidentit slloven, Borut Pahor, është paralajmëruar se do të marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i Shqipërisë, Bajram Begaj, i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i Kroacisë, Zoran Millanoviq, si dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiq.

Kabineti i Pahorit ka njoftuar më herët se samiti i Procesit Bërdo-Brioni, do të jetë një mundësi për të rishikuar situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe për t’iu bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit.

Procesi i Bërdo-Brionit është një nismë sllovene-kroate, e ndërmarrë në vitin 2010 nga Pahor, atëbotë kryeministër i Sllovenisë.

Qëllimi i saj është forcimi i besimit të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë i këtij rajoni në BE./REL

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte (3...

Ngjarje e rëndë në Durrës: adoleshenti gjendet pa shenja jete në palestër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë...

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej...