Mashtroi një shtetas dhe i mori një shumë parash, arrestohet 43-vjeçari në Dibër

Më datë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale që u kryen menjëherë pas kallëzimit të shtetasit R.D, se ishte mashtruar nga një shtetas, për dhënien e një shume parash, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Genc Torba, 43 vjeç, banues në fshatin Kastriot, Dibër.

Ky shtetas, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash me vlerë 1.200.000 lekë, shtetasit R.D., me qëllim për t’ja dërguar një të afërmi të tij.

Gjatë kontrollit në automjetin e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën shumën e parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë sinjal radio nga një planet 63 vite dritë larg Tokës

Shkencëtarët kanë arritur një rezultat të rëndësishëm në kërkimin...

Largim i parakohshëm nga BQE, Christine Lagarde pritet të largohet në shkurt 2027

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, do...

Bojkoti i avokatëve në pikëpyetje, Dhoma e Avokatisë thërret mbledhje urgjente

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila pezulloi...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa do të shiten karburantet

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të...