Ambasada Amerikane: Bashkëpunojmë për të çuar përpara shtetin e së drejtës

Më datë:

Një delegacion përfaqësues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të Shqipërisë ndodhet në Uashington për konferencën e trajnimit të Shoqatës Kombëtare të Hetuesve të Çështjeve të Brendshme për vitin 2024.

Ambasada Amerikane shkruan në një postim në rrjetet sociale njofton se ata morën pjesë në trajnime mbi marrjen në pyetje dhe intervistimin, paragjykimet në ankesat policore, hetimet mbi përdorimin e forcës dhe më shumë.

Një delegacion përfaqësues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të Shqipërisë ndodhet në Uashington, DC për konferencën e trajnimit të Shoqatës Kombëtare të Hetuesve të Çështjeve të Brendshme për vitin 2024.

Duke iu bashkuar më shumë se 300 profesionistëve të zbatimit të ligjit nga e gjithë bota, ata morën pjesë në trajnime mbi marrjen në pyetje dhe intervistimin, paragjykimet në ankesat policore, hetimet mbi përdorimin e forcës dhe më shumë.

Delegacioni gjithashtu vizitoi Qendrën Kombëtare të SHBA-së dhe Muzeun Kombëtar të Zbatimit të Ligjit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara është krenare që bashkëpunon me organet ligjzbatuese shqiptare për të çuar përpara shtetin e së drejtës në rrugën drejt integrimit në BE”, shkruan ambasada.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion në Lezhë, policia u pret rrugën tre personave të dyshuar për atentat

Tre persona janë arrestuar nga Policia në kuadër të...

Tornado shkatërruese në Siçili, dy persona në gjendje të rëndë

Një tornado e fuqishme ka përfshirë bregdetin perëndimor të...

Vlerësim nga lart-poshtë për administratën, Rama: Në karrierë do të rriten sipas meritës

Kryeministri Edi Rama duke folur për funksionimin e administratës...

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, ja çfarë ndodh me çështjen

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e kreut të...