Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

Më datë:

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës, pasi përmes mashtrimit i mori një shumë të konsiderueshme parash një gruaje të re.

Sipas uniformave blu, 41-vjeçari me inicialet F.Xh, banues në Durrës, përveçse i mori përmes mashtrimit një shumë prej 550 mijë lekësh, gjithashtu kishte aplikuar dhe marrë kredi në emër të 24-vjeçares në Krujë, në një institucion financiar më 24 shkurt të këtij viti.

“Në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit:  

-F. Xh., 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim.  

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 09.02.2026, i ka marrë 550 000 lekë, nëpëmjet mashtrimit, një shtetaseje 24 vjeçe, banuese në Krujë, dhe më datë 24.02.2026, ka aplikuar dhe ka marrë kredi në emër të saj, në një institucion financiar.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

41-vjeçari rezulton i dënuar më parë për mashtrim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...