15.5 C
Tirana

Mark Carney fiton zgjedhjet parlamentare në Kanada, mesazhi për Trump

Më datë:

Zgjedhjet parlamentare të Kanadasë kanë arritur të nxjerrin një fitues, Mark Caney i Partisë Liberale.

Carney fitoi përballë kundërshtarit kryesor politik, Pierre Poilievra, i Partisë Konservatore. Nuk dihet ende se sa do të mund të sigurojë shumicën në Parlament, por në rast të kundërt, Carney do i duhet të mbështetet tek partitë e tjera për të qeverisur Kanadanë.

Në fjalimin e tij të fitores, Carney dha një mesazh të fort për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndaj të cilit kreu i Partisë Liberale u shpreh kundër përgjatë gjithë fushatës së tij.

“Ne gjithmonë do ta vendosim Kanadanë në vend të parë, ndërsa i kushtojmë vëmendje tarifave dhe kërcënimeve të tjera të papërgjeshme nga Presidenti Trump.

Përulësia ka të bëjë me njohjen e faktit se një nga përgjegjësitë e qeverisë është të përgatitet për më të keqen. Amerika dëshiron tokën tonë, burimet tona, vendin tonë. Presidenti Trump po përpiqet të na shkatërrojë në mënyrë që Amerika të na zotërojë, kjo nuk do të ndodhë kurrë”, premtoi Carney për kanadezët.

Kanadaja është shprehur që në fillim kundër tarifave të Trump, por duke qenë se kryeministri aktual i saj dikur ka qenë ekspert në financë, shteti shpreson në zgjidhjen e problemeve ekonomike të mundshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...