Maqedoni e Veriut, presidenti dorëzon mandatin për formimin e qeverisë teknike

Më datë:

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë teknike ministrit të deritanishëm të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili pas votimit në parlament do të kryesojë qeverinë e përbërë nga partitë në pozitë dhe opozitë që do të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për më 12 prill.

“Obligimi ynë do të jetë që të bëjmë gjithçka që vendi të vazhdojë me progresin, si dhe të bëjmë gjithçka për të pasur zgjedhje demokratike dhe qytetarët të vendosin, megjithatë, të gjitha institucionet të vazhdojnë të punojnë më tej me të njëjtën dinamikë siç kanë punuar deri më tani”, tha Spasovski në ceremoninë e dorëzimit të mandatit.

Mbetet që Spasovski ta dorëzojë programin për punë dhe përbërjen e qeverisë teknike në parlament, që deri në mesnatë të votohet kjo qeveri e cila duhet të fillojë me punë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Më herët, parlamenti konstatoi dorëheqjen e kryeministrit të deritanishëm, Zoran Zaev, e cila u parashtrua në parlament bazuar në marrëveshjen midis partive politike në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Qeveria teknike do të përbëhet nga ministra dhe zv/ministra të pozitës dhe opozitës. Dy poste kyçe, respektivisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punës dhe Politikës Sociale, do të udhëhiqen nga kuadër të opozitës VMRO-DPMNE.

Zaev dorëheqjen e njoftoi pasi Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) nuk pranoi fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit të tij në BE, me çka partitë politike u pajtuan për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, organizimin e të cilave do ta kryesojë një qeveri teknike.

Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën më 11 dhjetor të vitit 2016 dhe u thirrën në kuadër të një marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE-ja, në mënyrë që t’u jepej fund protestave kundër qeverisë së atëhershme të VMRO-DPMNE-së, të kryesuar nga kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut mbahen çdo katër vjet. Nëse kryeministri i deritanishëm nuk do të jepte dorëhiqje, zgjedhjet e rregullta do të mbaheshin në muajin tetor ose më së voni dhjetor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...