Manastirliu: Pas pak ditësh vihet në funksion Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme

Më datë:

Në Kongresin e Parë të Shëndetësisë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj ka bërë me dije risitë për zhvillimet në infrastrukturë dhe shërbime të reja.

“Edhe pak ditë dhe hapim dyert e Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme, një strukturë tejet moderne ku qytetarët do të marrin shërbim super cilësor”, nënvizoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ndau lajmin se së shpejti do të sigurohen procedura të reja në strukturat publike si fertilizimi in vitro, transplanti i palcës së kockës dhe trajtimet për insultet cerebrale.

“Investimet në teknologji e pajisje dhe edukimi në vazhdim të profesionistëve që sapo kemi nisur do të sigurojnë edhe shërbime të reja në strukturat publike, si Qendra e Fertilizimit in vitro, Transplanti i Palcës së Kockës dhe trajtimet për Insultet Cerebrale, puna për të cilat ka filluar tashmë”, tha Manastirliu.

Kongresi i Parë i Shëndetësisë në Tiranë ka bërë bashkë politikëbërës, ekspertë shëndetësorë, profesionistë të kujdesit shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për t’u angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor.

Me pjesëmarrje të gjerë me mbi 2000 të ftuar, përfshirë Ministra të Shëndetësisë së Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Ministra e deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, ekspertë të shëndetësisë nga disa vende të botës, ambasadorë, përfaqesues të organizmave kombëtare e ndërkombëtare, mjekë, infermierë e profesionistë të sistemit shëndetësor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...