8.5 C
Tirana

Manastirliu njofton mbërritjen e vaksinave Pfizer ditën e sotme në Shqipëri

Më datë:

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka qenë sot në Synej të Kavajës ku ka inspektuar procesin e vaksinimit në këtë qendër shëndetësore.

Nga atje ajo njoftoi se sot pritet që të mbërrijnë në vendi tonë edhe 12.870 doza të vaksinës Pfizer.

“Kjo qendër është qendër model, ashtu sikurse janë 300 qendrat shëndetësore të ndërtuara deri më tani.

Rehabilitimi i qendrave shëndetësore dhe ambulancave do të vijojë. Do të vijojmë derisa ambulanca më e fundit në zonat më të thella të ketë kushte bashkëkohore.

Nga ana tjetër ashtu sikurse në të gjithë vendin, edhe në Synej po vijon procesi i vaksinimit.

Janë vaksinuar 670 qytetarë deri më tani.

Procesi i vaksinimit po vijon me ritme të mira, presim doza të vaksinës Pfizer.

Do të mbërrijnë sot në vend 12.870 doza të vaksinës Pfizer, që do të shpërndahen në të gjithë vendin”, u shpreh Manastirliu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritje paqësore deri në fitoren e PD

https://www.youtube.com/live/dPCllg3yFX0?si=FDOqFhyKF7MuF9Te Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë...

Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, Kryeministri: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se presidenti i Shteteve...

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...