5.5 C
Tirana

Malaj mbledh drejtuesit e Tatimeve dhe Doganave, fokus lufta kundër informalitetit

Më datë:

https://www.facebook.com/watch/?v=1120022973408746

Rritja e të ardhurave buxhetore, lufta kundër informalitetit dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe bizneset do të jenë në fokus të punës së Ministrisë së Financave gjatë vitit 2026.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, në nisje të vitit zhvilloi një takim pune me drejtuesit e Administratës Tatimore dhe asaj Doganore, ku u diskutuan prioritetet kryesore të punës dhe objektivat strategjikë për vitin e ri.

“Rritja e të ardhurave, forcimi i kontrollit dhe analizës së riskut, lufta kundër informalitetit, si dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe bizneset ishin disa nga çështjet që diskutuam”, u shpreh ministri Malaj.

Sipas tij, një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe përmbushjes së standardeve të Bashkimit Evropian, përafrimit të legjislacionit dhe modernizimit të proceseve tatimore dhe doganore, si pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare në procesin e integrimit evropian.

Ministri theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes institucioneve, rritjes së efikasitetit në mbledhjen e të ardhurave dhe përdorimit të teknologjisë për të garantuar transparencë, shërbime më të shpejta dhe një administratë më të orientuar drejt qytetarëve dhe bizneseve.

Duke iu referuar statistikave të Ministrisë së Financave për vitin 2026, të ardhurat buxhetore për vitin 2026 parashikohen në 823,1 miliardë lekë ose 29,6% e PBB-së, duke shënuar një rritje prej 52,9 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2025. Ky është një tregues pozitiv i performancës së administratës fiskale dhe i masave të ndërmarra në drejtim të formalizimit të ekonomisë.

Ministria e Financave synon që gjatë vitit 2026 të vijojë me reforma të thelluara në administrimin tatimor dhe doganor, me qëllim rritjen e të ardhurave, forcimin e klimës së besimit me biznesin dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtëllunga deri në qiell, zjarr i madh te tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji

Sot në 8 janar, flakë të përmasave të mëdha...

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...