Në segmentin rrugor pranë Dragostunjës në Librazhd vijon ndërhyrja intensive për krijimin e një kalimi të sigurt, pas rrëshqitjes së dheut që solli bllokimin e aksit.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndoqi nga afër punimet në këtë aks.
“Vijon puna masive me shumë makineri të rënda për krijimin e një kalimi të sigurtë rrugor, pas situatës tepër të vështirë të rrëshqitjes që çoi në bllokimin e segmentit rrugor pranë Dragostunjës”, shkruan Balla në një postim në rrjetet sociale.
“Shpresoj shumë që kjo situatë e vështirë të zgjidhet sa më shpejt”


