Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Kashisht.
Burime bëjnë me dije se një automjet për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara ka dalë nga rruga duke përfunduar e përmbysur në asfalt.
Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili udhëtonte vetëm.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


