Makina aksidenton këmbësorin në Pogradec, transportohet në gjendje të rëndë në spital

Më datë:

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku për pasojë një makinë ka përplasur një këmbësor.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zërvaskë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se fill pas aksidentit, i plagosuri, shtetasin Sh. R., rreth 55 vjeç, është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 10.01.2020,​ në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Plloçë, shtetasi R. S., 41 vjeç, banues në Gështenjas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Sh. R., rreth 55 vjeç, banues në Gështenjas, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Krizë në PD: Salianji ankohet në PPE pas përjashtimit nga gara për kryetar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i...

“Dosja Balluku”, Berisha ngre akuza për abuzime në projekte publike

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë...

Inceneratorët”/ Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është...

Alarm global për Ebola/ Mjeku amerikan infektohet në Kongo, transportohet me urgjencë në Gjermani

Alarm për përhapjen e Ebola në Afrikë, pasi një...