12.5 C
Tirana

“Los Blancos”, burg me afat 40 ditor për një prej të arrestuarve si pjesë e kartelit shqiptar të drogës

Më datë:

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg me afat 40 ditore për Gentian Manajn, i arrestuan në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS.

Gentian Manaj ishte pjesë e kartelit shqiptarë të drogës, që merrej me trafikun nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Karteli shqiptar i drogës u shkatërrua nga Prokuroria e Firences, e cila firmosi 30 urdhër arreste. Hetimet nisën në vitin 2015 pas një sherri në një lokal në Firence, pasi njëri nga të arrestuarit kishte një celular’ blackberry’ në te cilin u gjetën bisëdat e trafikantëve.

Gjatë operacionit ranë në pranga 5 shqiptarë të cilët u prangosën në vendin tonë, ndërsa 5 të tjerë u prangosën jashtë shqipërie.

Gentian Manaj u arrestua për llogari të autoriteteve italiane.

Togat e zeza caktuan masën e sigurisë me afat, për shkak se pritet që të vijnë fashikujt e dosjes nga drejtësia e vendit fqinj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...