Llokume me Portokalle – Si T’i Përgatisni Lehtë dhe Plot Shije në Shtëpi

Më datë:

Është e pamundur të dëgjosh për llokumet e të mos tundohesh menjëherë nga dëshira për t’i shijuar.

Të buta, të ëmbla, të shijshme, llokumet janë fantastike për të ëmbëlsuar veten në çdo kohë.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë një recetë shumë të thjeshtë të përgatitjes së llokumeve me lëng portokalli, e cila përgatitet në vetëm pak minuta por shija e saj do t’ju ëmbëlsojë  jo vetëm ju por edhe më të dashurit tuaj në familje apo edhe miqtë dhe të afërmit.

Nëse dëshironi një shije edhe më të veçantë dhe një ngjyrë portokalli më të ndezur në të kuqe për këtë recetë mund të përdorni portokalle-shegë.

Ndiqni më poshtë nga AgroWeb.org recetën e thjeshtë të përgatitjes së llokumeve me lëng portokalli.

Përgatitja e Llokumeve me Portokalle

Përbërësit

Katër gota me lëng portokalli të shtrydhur

Një gotë ujë sheqer

2-3 lugë gjelle me niseshte

Sheqer pudër (nëse preferoni në vend të sheqerit pluhur mund të përdorni arrë kokosi të grirë)

Përgatitja

Si fillim shtrydhim portokallet. Për një gotë me lëng portokalle duhen rreth 2-3 kokrra portokalle.

Pasi keni shtrydhur lëngun, AgroWeb.org ju këshillon ta kulloni nga farat apo pjesëzat e tulit përmes një kullorëse të pastër.

Më pas, lëngun e portokallit hidheni në një tenxhere të pastër.

Shtojmë sheqerin dhe niseshten dhe i vendosim në zjarr.

I përziejmë pa ndërprerje përmes një luge druri derisa masa të trashet dhe të jetë kompakte.

Masën e llokumeve e hedhim në gota cilindrike apo forma të tjera nëse keni.

Nëse i hidhni në gota cilindrike, lërini të ftohen dhe më pas nxirrini nga gota dhe prijini në feta rrethore.

Nëse dëshironi llokumin e nxehtë mund ta transferoni edhe në një enë tjetër dhe kur të ftohet ta prisni në forma katrore.

Pas ndarjes në forma, llokumet i pudrosim me sheqer pluhur apo arrë kokosi të grirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...