Llokuma, petullat tradicionale të Kosovës

Më datë:

Llokumat janë një lloj petullash tradicionale që gatuhen në Kosovë, por edhe në Shqipërinë e veriut. Në këtë recetë brumi nuk ka nevojë të pushojë, por bëhet gati për pak minuta.

PËRBËRËSIT: 300-350 g miell 00, 250 g kos, 1 vezë, 1/2 luge çaji kripë, 1/2 luge çaji sodë buke dhe vaj luledielli për skuqje.

PËRGATITJA: Në një tas hedhim kosin, vezën, kripën, sodën dhe i përziejmë mirë e mirë. Shtojmë dalëngadalë miellin dhe formojmë një brumë të butë, por që nuk duhet të ngjisë në duar. Sasia e miellit nuk është fikse, shikoni për sa ka nevojë brumi, por pak a shumë 350 g. Brumin e hapim në tavolinën e punës të lyer me miell. Formojmë një petë jo shumë të hollë, rreth 5 mm. I presim sipas dëshirës dhe i skuqim në vaj të nxehtë në zjarr mesatar. Nuk thithin fare vaj dhe shijojnë mrekullisht edhe të ftohta. I shoqërojmë me çfarë të duam: djathë të bardhë, reçel, mjaltë, Nutella etj.

Ju bëfshin mirë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konflikti në Vlorë, reagon kreu i Policisë: Po hetojmë ngjarjen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Në pranga pas tubimit, lirohen 14 protestuesit: Arrestimi ishte i paligjshëm

Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan...

Flakët në Qafën e Koshovicës, pronarja në alarm: “Po na digjet mundi i një jete”

Situata nga zjarri në zonën e Qafës së Koshovicës...

Autorët e vrasjes në Mirditë ikën nga Rruga e Kombit, policia dyshon për bashkëpunëtor

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati...