Lizz Trus mban fjalimin e fundit si kryeministre, udhëton drejt Buckingham Palace për t’i paraqitur dorëheqjen Mbretit Charles II

Më datë:

Liz Truss  ka mbajtur një fjalim para dorëzimit të dorëheqjes për mbretin Charles III.

Truss u shpreh se kishte qenë nder i madh të ishte kryeministre, veçanërisht duke udhëhequr kombin në udhëheqjen e zisë për mbretëreshën e ndjerë.

Ajo thotë se qeveria ka vepruar “urgjentisht dhe me vendosmëri” në anën e familjeve dhe bizneseve.

“Në vetëm një periudhë të shkurtër kjo qeveri ka vepruar me urgjencë dhe vendosmëri në krah të familjeve dhe bizneseve.

Ne përmbysëm rritjen e sigurimeve. Ndihmuam miliona familje me faturat e tyre të energjisë dhe ndihmuam mijëra biznese të shmangin falimentimin.

Ne po e marrim përsëri pavarësinë tonë energjetike, kështu që nuk do të jemi më kurrë të përkushtuar ndaj luhatjeve të tregut global ose fuqive të huaja keqdashëse”, u shpreh ajo.

Truss tha se koha që kaloi në krye të qeverisë i ka forcuar bindjen se duhet guxim për tu përballur me sfidat.

Truss theksoi mbështetjen e saj për Ukrainën dhe i uroi Rishi Sunak suksese për të mirën e vendit.

Liz Truss tani është në rrugën e saj për në Buckingham Palace për t’i paraqitur dorëheqjen e saj Mbretit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bojkoti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, rezoluta për luftën mbetet e paqenë

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar miratimin e një...

Studio e tatuazheve e mbushur me armë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Një operacion ka çuar në arrestimin në flagrancë të...

Gjykata vendos: Rigers Sheqeri rikthehet në detyrë pas rrëzimit të pezullimit

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën...

Ibrahimaj: Korporata Shqiptare e Investimeve, rol aktiv në zhvillimin e pronave shtetërore të degraduara

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, sqaroi sot...