13.5 C
Tirana

Lindita Nikolla takon ambasadorin e OSBE: Do të kontribuoj për një frymë të re bashkëpunimi midis mazhorancës dhe opozitës në Kuvend për reformat

Më datë:

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka takar shefin e OSBE në Shqipëri, Vincenzo del Monaco.

Nikolla i ka thënë del Monacos se do të punojë në postin e ri për të ngritur njv frymë të re bashkëpunim mazhorancë-opozitë për të kryer reformat.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti Shefin e Prezencës së OSBE-së, z. Vincenzo Del Monaco: Frymë të re bashkëpunimi në Kuvend, për kryerjen e reformave.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti sot Shefin e Prezencës së OSBE-së, z. Vincenzo Del Monaco. Ambasadori Monaco i uroi Kryetares Nikolla suksese në detyrën e lartë dhe shprehu bindjen se përgatitja, përvoja dhe vullneti politik janë premisa për një lidership të suksesshëm në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, falenderoi Ambasadorin Del Monaco për urimet dhe vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm të Prezencës së OSBE-së në Tiranë me Kuvendin e Shqipërisë.
“Unë vlerësoj kontributin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në avancimin dhe thellimin e reformës zgjedhore, reformës në drejtësi, mbështetjen për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile etj.”, vuri në dukje Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.
Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori Del Monaco biseduan edhe për vazhdimin e bashkëpunimit midis Kuvendit dhe OSBE-së për kryerjen e reformave të rëndësishme, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi e zgjatja e vetting-ut, reforma territoriale etj. “Unë do të kontribuoj për një frymë të re komunikimi e bashkëpunimi midis shumicës dhe opozitës në Kuvend, për kryerjen e reformave.”, nënvizoi znj. Nikolla.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...