Tentoi të kalonte përtej kufirit 2 klandestinë, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga një person, si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi ata, tentuan t’i jepnin ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt pagesës 2 klandestinëve.

Arrestimi i 22-vjeçarit S. P., është bërë në vendin e quajtur “Ura e Orikumit”, pasi ai ishte duke transportuar me mjetin e tij tip “Ford” ë emigrantë të paligjshëm.

Gjithashtu është shpallur në kërkim 23-vjeçari A. J.

Njoftimi i Policisë:

Tentuan t’i jepnin ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. P., 22 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. J., 23 vjeç, banues të dy në Lezhë.

Shtetasi S. P. është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Orikumit”, duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve në bashkëpunim dhe me shtetasin A. J., iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi