10.5 C
Tirana

Ligji për Zyrtarët Publikë do të jetë i pezulluar deri më 30 qershor

Më datë:

Gjykata Kushtetuese ka vazhduar masën e pezullimit për herë të dytë për Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Sipas vendimit të Kushtetueses, ky Ligji do të jetë i pezulluar deri më 30 qershor 2020.

Më 8 nëntor 2019, Avokati i Popullit kishte kërkuar nga Gjykata që të vlerësojë përputhjen e disa neneve mbi çështjen e përputhshmërisë se dispozitave te Ligjit me Kushtetutën e Kosovës.

“Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, njëzëri vendosi: I. TA VAZHDOJË masën e përkohshme të vendosur me Vendimin për masë të përkohshme në rastin KO 203/19 të datës 19 nëntor 2019, të vazhduar me Vendimin e 26 shkurtit 2020, deri më 30 qershor 2020; II. TA VAZHDOJË PEZULLIMIN e zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Ligji mbi Zyrtarët Publikë kishte hyrë në fuqi më 12 shtator të vitit 2019, ndërsa me vendim të Gjykatës Kushtetuese ekzekutimi i tij ishte pezulluar përkohësisht më 19 nëntor të atij viti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Durrës: Kërcënon vajzën, më pas dëmton veten – çfarë zbardhën hetimet

Babai kërcënon vajzën me thikë dhe më pas qëllon...

Bylykbashi paralajmëron: Projekti TID po shkatërron pronat e familjeve durrsake

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një deklaratë...

Ja me kë e fillon dhe e mbyll Shqipëria Ligën e Kombeve, kalendari i plotë i aktivitetit

Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj...

Strasburgu: Shqipëria dëmton qytetarët me vonesat në gjyqe

Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e...